Besim Hajdarmataj i përgjigjet Arta Markut

21/09/2018 - 21:17

   Pas “furtunës” së shkaktuar në Prokurori për hetimin e kërkuar për 10 prokurorë, Arta Marku, u përgjigj duke thënë se se kjo situatë është krijuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeprokurorja deklaroi se se Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësuar në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik.

Megjithatë 10 prokurorët e vënë në procedim disiplinor kritikuan nëpërmjet një letre transferimet, sipas tyre të paligjshme, të bërë me urdhër të Markut.

E gjitha kjo nisi kur prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ndiqte çështjen “Shullazi” u komandua me urdhër të Markut në krye të Prokurorisë së Tiranës. Po ashtu, prokurori i dytë i çështjes, Ened Nakuçi mori një leje gjashtëmujore për arsye shëndetësore duke e lënë çështjen pa prokuror në një pikë kritike.

Më pas çështja iu ngarkua Besim Hajdarmatajt. Ky i fundit pranoi çështjen por ngriti shqetësimin se çështjet duhet të ndahen me short dhe jo me ngarkim.

“Unë kam pranuar të përfaqësoj akuzën edhe me një autorizim që nuk kishte bazë ligjore. I jam drejtuar titullarit me shkrim, ku jam munduar të shpjegoj se cila është mënyra e mirë që prokuroria duhet të përfaqësohet dhe rrugët proceduriale që duhen ndjekur,”tha Hajdarmataj për BIRN.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë të shtunë, banorët e Unazës së Re kanë protestuar sërish kundër projektit për ndërtimin e rrugës që prish banesat e tyre.

Policia Rrugore e Qarkut Durrës është angazhuar maksimalisht në mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në burgun e Dubravës.

Pas publikimit të lajmit nga ish-kryeministri Sali Berisha se nga aksidentimi i eskortës së kryeministrit Edi Rama në Librazhd ka ndërrua

Tetë autobusë të Shqipërisë me pasagjerë të linjës Bajram Curri - Kosovë - Tiranë nuk janë lejuar të kalojnë sot në pikën kufitare të Mor

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se duke filluar nga e hëna e ardhshme, datë 17 qershor, ka vendos

Një tjetër person është arrestuar nga policia lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 prill.

Nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës Kombinat-Ndroq. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vijon ndikimi i masave ajrore nga jugu i detit Mesdhe dhe veriu i Afrikës duke bërë që vendi jonë të mbetet me kthjellime dhe temperatur