Betohen 10 prokurorët e rinj

12/02/2020 - 17:12

10 prokurorët e rinj nga nesër do  të jenë në të gjithë vendin për të nisur detyrën dhe vazhduar hetimet e lëna në mes nga të shkarkuarit prej Vettingut.

Pak para nisjes së ceremonisë së betimit prokurorët u takuan edhe me ambasadorin Luigi Soreca, i cili i uroi në shqip duke i thënë se ata janë e ardhmja dhe do të zbatojnë reformën në drejtësi.

Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin drejtues të prokurorive në vend si dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK Arben Kraja. Në ceremoni po ashtu nuk mungoi as fëmija i vogël i Aurora Hajros, prokurores e cila do të shërbejë në Sarandë.

Kjo ceremoni u zhvillua në hollin e një hoteli privat në Tiranë edhe pse prej kohësh Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në dispozicion ambiente si dhe është inauguruar më herët "Poli i Drejtësisë" që për habi nuk përdoret.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me Covid-19 ka vijuar dhe gjatë javës që lamë pas, por njëkohësisht epidemia ka paraqitur një nu

Territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë orëve të para të ditës.

Ditën e sotme (6 korrik) rikthehet shërbimi i transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me situatën epidemike.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin maskat në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk

Një punonjës i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zha

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ambulancën e fshatit Zogaj në Shkodër, e cila është reh

OSHEE njofton se në disa zona të Durrësit do të ketë shkëputje të energjisë elektrike më 7 korrik në intervalin kohor 06:00-14:00, si pas

  • Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim