Prokurorja më e re e SPAK, Manjola Kajana, u betua sot përpara Presidentit Ilir Meta.

Në ceremoninë e posaçme ishin të pranishëm edhe kryetari i KLP Gent Ibrahimi dhe kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”.

Pas betimit, Presidenti Meta i uroi suksese anëtares së re të SPAK, duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur.