Beton buzë detit në plazhin e Durrësit, Prokuroria nis hetimet (FOTO)

Postuar: 28/04/2017 - 20:15

Kjo është pamja e Plazhit të Durrësit pranë Urës së Dajlanit. Në këtë zonë po ndërtohet buzë detit duke hedhur sasi të mëdha betoni. Siç shihet nga fotot punëtoret punojnë të pashqetësuar.

Për këtë rast Prokuroria e Durrësit ka filluar një hetim kryesisht për akuzën e ndërtimit të paligjshëm, pasi nga asnjë institucion  nuk është bërë ndonjë referim pranë organit të hetimit.

Sipas hetimeve të deritanishme ky ndërtim nuk është projekt i bashkisë së qytetit bregdetar, por i biznesi privat në këtë vijë bregdetare.

Burime nga prokuroria e Durrësit thonë për Tv Klan se ndërtimi po kryhet nga një hotel i njohur në këtë zonë. Të njëjtat burime thonë se, prokuroria ka kërkuar ndalimin e dy personave inxhiniere të firmës që po kryejnë punimet, për t’i marrë në pyetje.

Por shoqërimi i tyre nuk është bërë ende. Prokuroria thotë se do të kërkojë informacion nga bashkia e Durrësit për të sqaruar mbi çfarë kriteresh dhe arsyet që po ndërtohet buzë detit. Gjithashtu informacion do të kërkohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për të parë se kush institucion është përgjegjës për ndërtimin në këtë zonë. /TvKlan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Katër drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në katër qarqe të vendit nuk i jepnin llogari drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së

   Prokuroria për Krimet e Rënda nuk ka lëshuar tre urdhër-arreste, por katër të tillë për ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit,

   Një deputete e Partisë Socialiste është thirrur nga Prokuroria për Krimet e Rënda për të dëshmuar në lidhje me dosjen “Habilaj”.

   Gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se në ka një institucion që duhet akuzuar sot është Prokur

   Gazetari Basri Çollaku i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lidhje fare

Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshuar disa urdhër arreste për tre punonjës të lartë të Policisë së Shtetit.

   Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar të mërkurën urdhër-arresti për 3 ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

   Një prej të zyrtarëve për të cilën është lëshuar urdhër-arrest nga prokuroria është ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

   Volagratis, portali i prenotimeve turistike në të gjithë botën e lider europian në sektorin e udhëtimeve, ka publikuar sot listën e 15