Ish-drejtori i Shërbimit Social në Durrës, Dorian Hatibi përmes një postimi në Facebook , ka reaguar rreth një çështjeje që shqetëson jo pak durrsakët, betonizmi pa kriter i qytetit bregdetar, gjë e cila ka sjellë dëmtimin apo dhe zhdukjen e trashëgimisë kulturore!

Duke parë gjendjen aktuale, Hatibi kthehet pas në kohë, në vitet e fëmijërisë atëherë kur qyteti ishte i padëmtuar dhe i krijonte atij përshtypjen që Dyrrahu do të bëhej i madhërishëm, ndërsa shkruan se pas viteve 2000, "dikush nuk e duronte dot horizontin e paane te Durresit dhe kishte nisur ta ‘mbushte’ ate me beton", çka identifikon kryebashkiakun Vangjush Dako.

"Por ngadal ngadal qe rritesha mrekullite e antikitetit e te mesjetes filluan te zvaniten nen mjergullen e muzgut e te nates qe kishte filluar te binte ne qytet pas viteve 2000. Nuk e kuptoja plotesishte cfare po ndodhte por ajo qe dalloja ne horizonte, nga dritaja e dhomes time ishte e qarte: dikush nuk e duronte dot horizontin e paane te Durresit dhe kishte nisur ta ‘mbushte’ ate me beton. Vende vende nuk shihja me as qiellin e as diellni. Stres! Stres visual e quajne ne psikolgji. Forma pa estetik. Kaos. Ngjyra te shplara, tela qe varen rrugeve, tabela te shtrembera, kazan te papastruar, semafor te prishur, polic bashkiak te dehur, pllaka te dala vendi dhe boje, asfalt me arna, shkolla te rrenuara dhe nje vij horizonti e mbuluar nga grija e pallateve te shemtuara shumekateshe apo nga karabinaja e ndonje pallati ende te paperfunduar," shkruan Hatibi duke e përmbyllur statusin me një lamtumirë të përkohëshme, derisa sharlatanët fodullë të marrin atë që meritojnë dhe të "çlirohet" qyteti, sipas tij.

STATUSI I PLOTË

Mirupafshim qyteti im, zemra ime!

10 vjet me pare per mua do te ishte e paimagjinueshme te ikja nga Durresi. Gjysherit e mi kane jetuar ketu. Nena dhe babai im kane lindur dhe jetuar ketu. Une gjithashtu u linda ketu dhe ne cdo cep te ketij qyteti kam kujtime te paharrueshme. Kujtime qe me shpien pas ne vitin 89’ kur ende 4 vjec duhet te mbaja rradhe tek ushqimorja pran shkolles se nates, me nene time per pak qumesht dhe buke. Kujtime qe zgjaten per 3 dekada, e qe e ngjyrosin jeten time po aq bukur sa edhe Leonida Afremov do te ngjyroste tablot e tija te mrekullueshme.

U rrita ne kete qytet me babain emigrant, gjysherit e mi si mentor e me nenen time si model. Kujtoj ende leksionet e gjyshit mbi torren, murin, forumin bizantin. Biseda pa fund per njefare perandori qe kish lindur ne Durres dhe per nje tjeter qe kish vdekur duke tentuar ta pushtonte ate. Po, i vogel ecja ne qytet perkrah ketyre personazheve dhe me imagjinaten time i shihja ende te luftonin neper rrugica. I shihja tek ndertonin amfiteatrin, porten e detit, rrugen egnatia. Aty ku te gjithe shihnin posten, une shihja kaloresin e bronzit te perandorit Justinian dhe Porten e veriut. Aty ku te gjithe shihnin mauzoleumin e deshmoreve une shihja Praetorumin romak dhe muret madheshtore 12 m te larta te qytetit te Dyrrahut.

U rrita me iden se ky qytet ishte i destinuar te behej i madherishem. Fundja per 2500 vjet ai kishte qene kryeqyteti i Ilires, Arberise dhe Shqiperise. Nuk mund te ishte thjehste ‘nje qytet’. Durresi per mua ishte Qyteti. I pamposhtur nga 23 pushtues, 9 termete, 25 val murtaje dhe 2 tsuname. Asgje nuk mund ta shkaterronte kete qytet… mendoja une!

Por ngadal ngadal qe rritesha mrekullite e antikitetit e te mesjetes filluan te zvaniten nen mjergullen e muzgut e te nates qe kishte filluar te binte ne qytet pas viteve 2000. Ajo nuk ishte nje mjergull do-si-do. Por mjergulla famkeqe e noveles se Stephen King qe me vete sillte fantazmat dhe krijesa te perbindeshme qe jetonin permes vampirizimit. Nuk e kuptoja plotesishte cfare po ndodhte por ajo qe dalloja ne horizonte, nga dritaja e dhomes time ishte e qarte: dikush nuk e duronte dot horizontin e paane te Durresit dhe kishte nisur ta ‘mbushte’ ate me beton. Vende vende nuk shihja me as qiellin e as diellni. Stres! Stres visual e quajne ne psikolgji. Forma pa estetik. Kaos. Ngjyra te shplara, tela qe varen rrugeve, tabela te shtrembera, kazan te papastruar, semafor te prishur, polic bashkiak te dehur, pllaka te dala vendi dhe boje, asfalt me arna, shkolla te rrenuara dhe nje vij horizonti e mbuluar nga grija e pallateve te shemtuara shumekateshe apo nga karabinaja e ndonje pallati ende te paperfunduar.

“S’ka gje!” – mendova me veten. Dikush do te vij e do ta ndreq kete qytet. Dikush qe ti dhimbset e ti djeg shpirti per historine, traditen, estetiken, arkitekturen apo qofte edhe per logjiken e thjeshte njerezore qe smund te lejoj keto gjera te ndodhin. Askush nuk erdhi. Madje dicka tjeter edhe me e rrezikeshme kishte filluar te formesohej ne qytet.

Nuk eshte sekret se per murgjit e mesjetes cdo realitet i jashtem eshte pasqyre e asaj qe njerezit e nje komuniteti kane brenda ne shpirte. Por jo vetem. Shpesh edhe realiteti i jashtem mund ti deformoje ose formoje njerezit e nje komuniteti. E cfare komuniteti mund te formonte nje qytet vijen e horizontit te te cilit e kishte mbuluar urbanistika e e nje rrjeti kaotik pallatesh pa njyra, pa jete,  pa forme. Cfare njeriu mund te formohej ne keto kushte? Cfare personash mund te kultivohen ne nje mjedis ku forca e perbindeshave King-jane vendos per cdo gje? Asnje e mire smund te lind prej tyre. Vec qenie mutante te deformuara shpirterishte te cilat per te ekzistuar duhet te luftojne per mbijetese mes injorances, fodullekut, budallallekut dhe mungeses totale te estetikes kolektive.

Ja pra qe ne mes ketij ambjenti (jashte e brenda njeriut) u krijonka nje aciditet aq i madh sa e benka te pamundur jeten autentike. Jo jeten “me te shtyme”, por jeten autentike. Ate ku kushdo ka ne shoqeri vendin qe meriton per nga aftesite jo per nga marrezite. Ate jete qe te jep mundesi te provosh veten, te rritesh, te luftosh, te ecesh per te permbushur ate qe Coelho e quan “Legjenda Vetjake”.

Jo ketu ne qytetin e Perandorit Anastas, kjo nuk eshte me e mundur. Jo sepse eshte e pamundur por sepse nuk e kane bere te mundur… me dashje.  Sepse injoranca eshte me e lehte te blihet e te shitet. Sepse fodulleku dhe arrogance e ka me te lehte te shperdor e te keqperdor. Sepse frika sjell nenshtrim, dhe nenshtrimi pushtet dhe fuqi. Perball ketyre gjerave, diksutimet e shpirterores, vizionit, estetikes, historise dhe dijes… duken budallalleqe! Naivitete! Cmenduri!  Dhe ja ku po jetojme ne nje grope te madhe periferike te gjithe bashke.

Dhe ja ku une dhe cdo kush si une tenton te bej ate qe Luigji Pirandello e quan “nje bashkim te personit me personazhin”. Personi im (e shume te tjereve si une) i cili nga Zoti (ose natyra) ka ‘disavantazhin’ per te kerkuar jehonat e harmonise shpirterore dhe intelektuale, e gjene veten duke jetuar brenda nje personazhi te improvizuar nga mjedisi rrethues qe i kerkon te jete injorant, thashethemaxhi, mashtrues dhe i paedukate.

Dy jane zgjedhjet do te thoshte Zigmund Bauman: “ose te deformohesh sic deshiron shoqeria ose ta perceptosh jeten dhe shoqerine si ‘te lengeshme’, si nje realitet gjithnje ne levizje dhe bashke me te, te levizesh edhe ti me qellim ruajtjen e aspiratave te tua dhe  identitetit tend shpirteror dhe kulturor.”

Nuk ishte e lehte! Ende me duket se Gjyshi im nga parajsa po me sheh trishtueshem. Por sot Durresi me fton vetem te deformohem se brendeshmi. Per kete arsye kam vendosur te ik prej tij. Pergjithnje? Jo aspak! Ky qytet i ka rezistuar cdo gjeje. Ai do te duroj edhe pak deri sa sharlatanet fodull, te marrin ate qe meritojne. E atehere dielli i mengjesit do te spastroj mjergullen dhe naten e ketij qyteti.

Deri atehere: mirupafshim qyteti im, zemra ime!