Si asnjëherë këto vitet e fundit, dëbora ka zbardhur malet shumë shpejt.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shumta të shiut kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës.

Mësohet se dëbora ka zbardhur malin e Gjalicës në Kukës.

Reshjet kanë qenë të pakta kuptohet, por kanë mjaftuar që të ulen temperaturat në një nivel që për muajin shtator janë shumë poshtë mesatares.