Bie kandidatura e Kavalec për ambasadore në Shqipëri

20/03/2019 - 21:42

Presidenti Donald Trump ka tërhequr përfundimisht kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec, si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga gazetarja investigative e Fox News, Sara Carter, që citon zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Në një artikull në forumin e saj, gazetarja amerikane shkruan se pas tërheqjes së kandidaturës së Kavalec nga Trump, qëndrojnë dyshime të forta se diplomatja e lartë amerikane ka punuar kundër interesave të presidentit amerikan.

Gazetarja Carter raporton se Kathleen Ann Kavalec është takuar personalisht dhe  ka mbajtur komunikim përpara dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, me ish-spiunin britanik Christopher Steele, i cili ka zhvilluar kërkime kundër Donald Trump.

E nominuara për ambasadore në Shqipëri dyshohet gjithashtu se ka mbledhur informacione nga Bruce Ohr, një zyrtar i lartë Departamentit të Drejtësisë. Një tjetër dyshim që rëndon mbi të është furnizimi me informacione kundër Donald Trump, tek revista investigative Mother Jones.

Shtëpia e Bardhë pohoi për gazetaren Sara Carter se kandidatura e Kavalec nuk ka mbetur pezull në Senat dhe se ajo nuk është konfimuar asnjëherë për postin. Megjithatë në përshkrimin e profilit të saj në Departamentin e Shtetit, Kavalec shfaqet si e nominuar për ambasadore në Tiranë.

Në fillim të këtij viti, Kongresi Amerikan bllokoi Kathleen Ann Kavalec për të marrë detyrën si ambasadore në Shqipëri, duke e kthyer mbrapsht  kandidaturën e saj të presidenti Donald Trump.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetari Peter Tiede deklaroi se do të publikojë përgjime të tjera ku përfshihet një mafioz që flet me një nga ministrat e kabinetit të R

Një hetim i dytë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur gjithashtu në vitin 2016 pas një kallëzimi të Partisë Demokratike për manipul

Pas postimit në Tëitter të kryeministrit Rama ku shkruante se do ta padiste gazetarin e Bild në gjykatat gjermane, ka reaguar Peter Tiede

“Bild” ka publikuar sot 16 përgjime, në përgjimin e fundit është një bisede mes një votuesi dhe një personi që është marrë me zgjedhjet e

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të votës së shqiptarëve në 2017

Ky është Arben Keshi, një ndër personat kyc në skemën e blerjes së votave në Dibër.

Edhe drejtori i Policisë së Kamzës, Sali Skura është i përfshirë në fushatën zgjedhore për bashkinë e Dibrës, gjatë zgjedhjeve të

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas publikimit ditën e sotme në gazetën gjermane “Bild”, të 16 përgjimeve të reja nga dosja “339

Në katër muajt e parë, numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve nga Shqipëria në BE u rrit me 30 përqind, në 7,138.

Edhe ish-deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës është pjesë e përgjimeve të publikuara nga gazeta gjer