Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Krastë të Krujës. Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është përfshirë nga flakët, e ndodhur pranë fabrikës së vjetër të çimentos.

Mësohet se zjarri rrezikon linjën e tensionit të lartë Shqipëri – Kroaci.

Forcat zjarrfikëse po punojnë shuarjen e flakëve.

Shqipëria është përfshirë nga disa vatra zjarri, ku më problematike ishin ato në Fier dhe në Lezhë.