Moti dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin deri në orët e pasdites, kur vranësira lokale do të shfaqen në Verilindje.

Edhe mbrëmja mbetet nën dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa vranësira të herëpashershme do të ketë në Veri dhe zonat Lindore të territorit shqiptar.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të bien me 7- 8°C në orët e mëngjesit, por mesdita do të ketë një rënie prej mesatarisht 5°C duke luhatur ekstremet nga -6 në 11 – 12 °C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në brigjet detare dallgëzimi të zbresë në 2 ballë.