Moti vijon me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, më të dendura në zonat jugore të Shqipërisë gjatë pjesës së parë të ditës. Por gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave, duke gjeneruar shira në zonat jugore. Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme, duke bërë që termometri në mëngjes të ulet në 8°C, ndërsa vlera maksimale të shënohet deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.