Biseda në rrjetin sekret të krimit EncroChat? Avokati i zv.drejtorit të pezulluar të OFL-së: S'ka asnjë provë

01/10/2020 - 10:13

Artan Broci, avokati i zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi thotë se do të apelojë vendimin e pezullimit të klientit të tij nga detyra. Avokati Broci tha se deri më tani ka vetëm dyshime dhe se vetë Shkëmbi është i interesuar për të zbardhur çështjen.

I pyetur nga gazetarët nëse Shkëmbi kishte përdorur rrjetin EncroChat, një rrjet i sofistikuar i përdorur nga grupi i krimit të organizuar në Evropë, ku janë arrestuar më shumë se 700 persona, ai tha se nuk ka asnjë provë.

"Nuk ka asnjë provë që zoti Shkëmbi ka qenë përdorues apo pronar i një telefoni. Ka dyshime që ne do t’i verifikojmë. Vetë zoti Shkëmbi është i interesuar për ta zbardhur këtë çështje. Ka një karrierë 20-vjeçare. Ka drejtuar 178 operacione shumë të suksesshme. U la në fuqi masa për pezullimin nga detyra për të cilën do të paraqesim ankimim"- tha avokati.

Në muajin mars, autoritetet gjermane kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare verifikimin e pasurisë për një grup të trafikut të drogës dhe një muaj më vonë, ata konstatuar se grupi informohej nga një zyrtar policie.

Për këtë arsye, gjermanët kërkuan hetim në muajin prill, periudhë për të cilën Shkëmbi kandidonte për të qenë drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mëngjesin e kësaj të shtune është hapur spitali COVID-3 në vendin tonë, i cili do të shërbejë për trajtimin e pacientëve të infektuar me

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin

Gazetari shqiptar i emisionit italian, "Le Iene", Taulant Kopliku ka dhënë një lajm të mirë se autoritetet e kampit Roj, në Siri kanë gje

Territori shqiptar këtë të shtunë mbetet në prezencë të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në Ultësirën Perëndimore.

Një tjetër ligjvënës është infektuar me Covid-19.

Ditën e sotme, 30 tetor 2020 ka mbyllur sytë ish-drejtoresha e NISh-Cigares Durrës "Telat Noga", inxhinierja kimiste Ylfete Laçi, 76 vjeç

Zija Alhysa, kryetar i Konfederatës së Sindikatave në Durrës në një lidhje online në ABC News, denoncoi përsëri mungesën e tamponëve, në

Edi Rama ka autorizuar Klodian Zoton për trajtimin e inerteve të objekteve të shembura nga tërmeti në Durrës.

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-elektriçisti i spitalit të Durrësit Bilal Luku.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, për të lejuar që javën e parë të nisjes së