Forca të shumta policie dhe qindra njerëz janë pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të Aleksandër Ndokës.

Mes njerëzve ka edhe shumë forca të shumta policie pasi në këtë ceremoni varrimi po merr pjesë edhe djali i të ndjerit Samuel Ndoka, i cili është i burgosur.

Një vendim ka marrë sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për Samuel Ndokën, pasi dje i vranë babain me 16 plumba në Lezhë.

Samuel Ndoka mori pjesë në varrimin e babait të tij, i vrarë një ditë më parë, Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Burimet bëjnë me dije se leja është miratuar konfrom rregullave dhe do të shoqërohet i riu me masa të rrepta sigurie dhe pas ceremonisë për varrosjen e të atit do të rikthehet sërish në qeli. Po ashtu sqaruan burimet është njoftuar dhe policia e shtetit për të rritur masat e sigurisë në zonë.

Samuel Ndoka është prangosur dy muaj më parë nga Policia e Tiranës me akuzën e armëmbajtjes dhe qëndron me masë sigurie arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Një ditë më parë në lagjen “Nënë Tereza” u ekzekutua në një atentat mafioz vëllai ish-deputetit Ndoka, teksa ishte duke u kthyer me automjetin me targë AA 382 SE në banesën e tij.