Qindra forca policie janë në dispozicion të ndeshjes që do të luhet sonte në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombeve, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Policia njoftoi një ditë më parë për masat e marra që nga Tirana deri në Elbasan.

Kjo situatë ndodh vetëm me ndeshjet me Izraelin pasi edhe në përballjen e kaluar, ndeshja e planifikuar në Shkodër u zhvendos në “Elbasan Arena” dhe angazhoi një numër të madh policësh e shërbimesh të rendit.

Edhe kësaj here vihet re prania e madhe e policisë dhe snajperët mbi katet e sipërme të ndërtesave.