Nuk po protestohet vetëm në Tiranë nga studentët, por edhe në qytete të tjera të vendit. Sot në mbrëmje banorë të Kavajës kanë bllokuar rrugën Kavajë-Rrogozhinë. Ata kërkojnë ulje të çmimit të naftës dhe 3 kërkesa të tjera me karakter ekonomik.

Kërkesat:

1. Të ndalet projekti korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale

 2. Të ulet çmimi i energjisë elektrike me 30%;

 3. Të ulet çmimi i karburantit me 300 lekë për litër

 4. Të rritet pragu i TVSH-së për Biznesin e Vogel dhe të Mesëm nga 20 mln lekë në vit që është sot në 120 milionë lekë. 

Drejt këtij qyteti janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të zhbllokuar rrugën. Protesta tē ngjashme pati edhe në Shkodër e Lezhë.

Nuk dihet ende nëse do të ndalohen protestuesit, që bllokuan autostradën Kavajë-Rrogozhinë në njërin sens. Kujtojmë se bllokimi i rrugës konsiderohet vepër penale.