Protesta e opozitës ka paralizuar trafikun në vend. Disa nxënës nga Kosova, të cilët po ktheheshin nga Tirana kanë mbetur të bllokuar në Kukës, por kanë ditur të gjejnë mënyrën për t’i kaluar në harmoni orët në trafik.

Shumë prej tyre kanë zbritur nga autobusët dhe kanë filluar të kërcejnë e të këndojnë, në pritje të zhbllokimit të rrugës.

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit e opozitës filloi në orën 18:00 dhe zgjati deri në orën 20:00.