Reagojnë drejtuesit italianë të tragetit të linjës Brindizi-Vlorë, i cili u bllokua pasi thuhet se kishte një ngarkesë me mbetje të rrezikshme që do të futeshin në vendin tonë.

Përmes një deklarate për mediat, bëhet e ditur se anija ‘Sant Damian’ dorëzon mbetje në firmat e autorizuara, siç ishte dhe rasti i firmës “Delfini” në Vlorë. Sipas tyre, firma shqiptare është e licensuar nga autoritetet.

“Si te gjitha anijet e tjera edhe Santa Damina dorezon mbetjet firmave te specializuar dhe te autorizuara nga autoritete te ndryshme lokale. Firma Delfini e autorizuar nga porti i Vlorës dhe autoroitete shqiptare eshte e licencuar per keto trajtimesh dhe ka nje kontrate te rregull me tragetin San Damian. Ashtu sikurse vepron edhe anija Prince dhe shume anije te tjera qe ankorohen ne Portin e Vlores. Ashtu sikurse edhe Petrolifera dorezon mbetjet per perpunim. Firma Delfini sapo dorezon mbetjet i jep anijes edhe nje kopje te dokuemtit ku ka te shenuar sasine e mbetjeve te dorezuara. Dokumetit i bashkagjintet nje tjeter dokument, i cili vlen per kontrollin e te gjitha kapitenerive te botes.”, thuhet në deklaratë.