Bllokohen dy pika karburanti gjatë 130 kontrolleve, Balluku: ZERO tolerancë për këdo që abuzon

13/09/2019 - 14:17

130 pika karburanti kanë kaluar në sitën e kontrollit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial në rajonin e Tiranës gjatë dy ditëve të fundit. Gjatë këtyre kontrolleve, dy prej pikave të tregtimit janë bllokuar duke mos u lejuar të ushtrojnë aktivitetin pasi u konstatuan me shkelje sa i takon cilësisë së produktit që tregtohej por edhe sigurisë. Rreth 15 mijë litra karburant në këto dy pika rezultoi se ishte jashtë cilësisë së tregtimit.

Një prej këtyre aksioneve të grupit të inspektorëve të ISHTI-t u ndoq nga afër nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kreu i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, Admir Abrija e informoi ministren lidhur me veprimet e kryera nga inspektorët në terren: “Menjëherë pas analizimit dhe daljes së rezultateve nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial është marrë masa e bllokimit të këtij produkti. Gjithashtu ka filluar inspektimi online ku pas përfundimit kemi marrë edhe masën e penalitetit me 15 milionë lekë për secilën nga dy pikat e shpërndarjes”.

Ministrja Balluku tha se ky aksion i gjerë është një tjetër provë e vendosmërisë së Qeverisë Shqiptare për t’i dhënë fund informalitetit, si atij fiskal ashtu edhe atij cilësor. Ajo vlerësoi edhe bashkëpunimin mes institucioneve përgjatë këtij aksioni. 

“Është e rëndësishme që të gjitha subjektet të kuptojnë që ka zero tolerancë përsa i përket informalitetit qoftë ky fiskal, qoftë ai cilësor. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një bashkëpunim të mirë ashtu siç kemi dhe sot këtu mes Inspektoratit Teknik dhe Drejtorise se Pergjithshme te Doganës. Janë konstatuar shkelje përsa i përket cilësisë, kemi marrë masa. Fakti që sot përballemi me një numër më të vogël shkeljesh, në 130 subjekte të kontrolluara gjatë natës së mbrëmshme kanë rezultuar vetëm dy me probleme, tregon se lufta kundër informalitetit është duke dhënë rezultate shumë pozitive dhe të rëndësishme”, u shpreh ministrja Balluku.

Duke siguruar se aksione të tilla nuk do të jenë vetëm në periudha të caktuara por në mënyrë të përhershme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëroi se nuk do të falet asnjë subjekt që konstatohet në shkelje duke u bërë thirrje atyre që të plotësojnë kushtet teknike dhe ato ligjore ku përcaktohet qartë ushtrimi i këtij aktiviteti.

“Unë u bëj thirrje të gjithëve. Ne do jemi në terren. Të mos përballemi me situata të tilla. Nuk është synimi ynë të kapim sa më shumë subjekte. Synimi ynë është të kontrollojmë këdo dhe të kemi rezultate të mira dhe të pranueshme sipas kritereve, por në rast se këto kritere nuk përmbushen do ketë pasoja kështu siç ka pasur ky subjekt sot i cili është bllokuar dhe nuk do të mundet të funksionojë”, nënvizoi ministrja Balluku.

Që prej nisjes së aksionit antiinformalitet janë bllokuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial afro 10 mijë ton karburant. Gjatë këtyre aksioneve janë penalizuar me gjoba 24 subjekte tregtare për shkelje të cilësisë dhe sigurisë së tregtimit. Për sasinë e karburantit, e cila është konstatuar si e papërshtatshme për t’u tregtuar është vendosur për t’u kthyer në vendet e origjinë ndërsa në disa raste ajo është kthyer për ripërpunim në rafineri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Liria e shtypit nuk duhet të minohet nga masat kundër dezinformimit në lidhje me COVID-19”.

Ministria e Shëndetësisë informon se, në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.

Arrestohet drejtori i ‘Burgut 313’, Eduard Struga, raporton "BalkanWeb".

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton shtetasit shqiptarë në Poloni se për shkak të situatës aktuale me Covid-19, autoritetet

Nga 27 rastet e reja me koronavirus në vend, 12 prej tyre janë nga Shkodra, duke e bërë kryeqendrën e Veriut të tretën pas Tiranës e Durr

Duke filluar nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 5:00, gjithçka do të jetë e mbyllur, dhe asnjë kalimtar nuk do të lejohet të d

Bashkimi Europian përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka akorduar 4 milionë euro në fushën e shëndetësisë në luftën kundër C

Policia e Shtetit vijon aplikimin e gjobave për të gjithë ata qytetarë që nuk zbatojnë rregullat kufizuese të vendosura nga shtetit për p

Ministrja e Ekonomisë së Financave, Anila Denaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të aplikojnë për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19