Bllokohen në portin e Durrësit një sasi e madhe eurosh. 

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 1.5 milion euro. Valuta po futej në territorin shqiptar.

Kartëmonedhat me prerje 100 euro ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika me kamion dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Dyshohet që eurot e bllokuara janë produkt i aktiviteteve kriminale. Policia ka nisur hetimet.