Një anije shqiptare është bllokuar në portin e Ravenës, në Itali. Mësohet se anija e bllokuar ‘Rafaelo-I’ është nisur nga porti i Shëngjinit.

Siç shkruajnë mediat italiane, bllokimi i anijes me një ekuipazh prej 8 personash është bërë pas një kontrolli të ekspertëve të portit dhe rojes bregdetare. Gjatë kontrollit, roja bregdetare ka vënë re mangësi të shumta në anije dhe ka vendosur bllokimin e saj.

Për bllokimin e anijes ‘Rafaelo-I’ janë njoftuar administrata detare e Shqipërisë dhe regjistri i kualifikimit të anijeve. Pritet ndërhyrja e tyre për rivendosjen e menjëhershme të kushteve të sigurisë. Pasi të plotësohen mangësitë, anija do jetë e  lirë të largohet nga porti i Ravenës.