Bllokohet një anije me grurë në portin e Durrësit

20/09/2019 - 20:47

Bllokohet një anije ruse e ngarkuar me grurë në portin e Durrësit. Sipas burimeve të DurrësLajm, kompania shqiptare që ka bërë porosinë ka paguar 500 mijë euro tek ndërmjetësi që ka kontaktuar me kompaninë ruse që zotëronte sasinë e grurit që do nisej për Shqipëri.

Por siç mësohet, paratë nuk kanë kaluar ende tek kompania që ka dërguar grurin dhe njëkohësisht anija nuk është paguar për transportin e kryer.

Kompania shqiptare i është drejtuar gjykatës së shkallës se parë Durrës për sigurimin e anijes dhe pas vendimit të gjyqësorit anija është bllokuar nga Kapitaneria në port, deri në zgjidhjen e konfliktit mes palëve. Nuk është ende e qartë pse ndërmjetësi nuk ka shlyer pagesën e bërë nga kompania shqiptare për kompaninë ruse.

Anija “SV.Georgiy Pobedonosets” u nis nga porti Volgodonsk në Rusi më datë 22 gusht dhe mbërriti në Durrës më datë 31 gusht.

Anija me flamur rus qëndron në kalatën portuale që nga fillimi i muajit dhe ekziston rreziku që sasia e grurit të bëhet e papërdorshme, për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë në kushte të papërshtatshme.

Tashmë pritet që brenda 5 ditësh të shprehet edhe gjykata e Apelit për këtë çështje dhe situate absurde e krijuar mes palëve të marrë zgjidhje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i njohur Naum Shundi i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa, deklaroi se është ndjerë shumë keq pë

Pas padive që ka depozituar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me shembjen e godinës së vjetër, ka reaguar Prokuroria e Posaçme ku

Linja ajrore ekonomike Wizz Air deklaroi se do të operojë me një bazë të re në Tiranë.

Duke filluar nga dita e hënë, hotelet në të gjithë vendin do të kenë akses për të aplikuar për hapjen e plazheve private.

Një ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës u miratua lista parapake me emrat e 8782 qytetarëve, që pritet të përfitojnë g

462 qytetarë të Durrësit janë refuzuar për të përfituar dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, megjithëse kanë aplikuar në pr

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe

Nuk dimë nëse ka qenë një moskoordinim mes institucioneve apo gabim i policisë në urdhrin e saj por brenda ditës së sotme Policia e Shtet

Jahti superluksoz Al Mirqab është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus nuk është shumë pozitive.