Dëbora dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Kombit.

Përveç qarkullimit të ngadaltë, probleme të mëdha janë vërejtur në rrugën kur del nga tuneli i Kalimashit në drejtim të Tiranës.

Mësohet se janë qindra mjete që kanë mbetur të bllokuar edhe për shkak se kanë ndodhur disa aksidente.

Mjetet kanë rrëshqitur duke u përplasur me bordurat anash.

Mësohet se është duke u punuar për t'u pastruar dhe rikthyer qarkullimi normal.