Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë sot nga emisioni “Studio e hapur” në “News 24”, kur tha se dosja e prokurorisë ka probleme dhe mungesa të mëdha dhe se prokuroria po humb një shans për të vënë para përgjegjësisë ata që kanabizuan Shqipërinë në vitin 2016.

“Njeriu i fundit që kam dëgjuar të fliste që jam gati të shkoj në burg ka qenë presidenti Meta, i cili u bë President. Kam pritur që dosja e Prokurorisë të ishte e kopsitur. Ka një problem tek dosja. Nuk pashë asnjë gjë në atë material për Policinë e Shtetit. Tahiri është ministër dhe ti kur shkon tek ai i ke këputur të gjitha këmbët e karriges. Prokuroria duhet ta kishte kopsitur më mirë dosjen”- tha Hoxha.