Gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha ka deklaruar se në momentin kur në drejtorinë e policisë së Durrësit mbërriti i arrestuar i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Durim Keçi, jashtë ambienteve të policisë ndodheshin njerëz me imunitet.

Deklarata e Hoxhës u bë në emisionin “Opinion”.   

“Në momentin që skuadra operacionale e ka shoqëruar, persona me imunitet kanë qenë dje atje. Nuk dihet se pse e kanë shkuar ata atje. Lista e personave në kërkim nga Interpol asnjëherë nuk publikohet. Ky ka tre vite i dënuar dhe ka qenë qytetarë i lirë. Me të drejtë zoti Basha thotë se mund të mos ekstradohet. Të gjithë ata që janë “bosë” dhe që kanë lidhje me krimin nuk ekstradohen” tha Hoxha.