Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi se i kishte dorëzuar prokurën e tij avokatit gjerman Matthias Prinz për të ndjekur procedurat e gjyqit me gazetarin Peter Tiede.

Po kush është avokati i njohur gjerman, të cilit Rama i besoi procesin e parë me mediat?

Matthias Prinz, i lindur në vitin 1956 është një avokat gjerman, i cili merret me mbrojtjen e privatësisë dhe rastet e shpifjes së mediave. Ai ka përfaqësuar korporata të mëdha, duke përfshirë SAP, Audi, Volkswagen, T-Mobile si dhe individë si: Familja Mbretërore Suedeze, Princesha Caroline nga Hanover, Sulltani i Bruneit, Princi Albert i Monakos, Helmut Njutoni, David Beckham, Don Johnson dhe Karl Lagerfeld.

Prinz gjithashtu përfaqësonte atletët kryesorë gjermanë, si Boris Becker apo edhe Oliver Kahn. Me këtë të fundit, Prinz fitoi padinë ndaj EA Sports, të cilët kishin përdorur emrin dhe imazhin e portjetit gjerman pa aprovimin e tij.