Bonusi i qirasë për 660 familje në Durrës, Tahiri: Ja nga se do varet vlera e pagesës (Video)

08/12/2019 - 15:36

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar listën me 660 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat përfitojnë subvencionim qiraje.

Në këtë mbledhje urgjente që kishte vetëm një pikë në rendin e ditës, u votua në mënyrë unanime bonusi i qirasë për 660 familjet e para që kanë aplikuar pranë bashkisë Durrës, pas dëmtimit të banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë, vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës. Zëvendës kryetari i bashkisë, Florian Tahiri shpjegoi edhe rrugën që familjet me banesa të pabanueshme duhet të ndjekin për të përfituar këtë bonus.

Kjo është vetëm lista paraprake, pasi tërmeti i 26 nëntorit la pa shtëpi me mijëra familje në bashkinë e Durrësit dhe jo vetëm.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi Ambasadoren e Republikës së Francës, Znj.

Sandër Lleshaj ministër i  punëve të brendshme është duke zhvilluar një vizitë në Liban me qëllim mundësimin e riatdhesimit të fëmijëve d

Vetëm pak kohë pas publikimit të lajmit për qenin që u vra pasi u lidh pas makine dhe u tërhoq në rrugë nga i zoti në Sukth, një tjetër l

Ditëve të nxehta duke se ju ka ardhur fundi, dhe duke nisur nga dita e nesërme 23 shtator, mund të themi se jemi zyrtarisht në stinën e v

Paraditen e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një Live në Facebook se vizitoi zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqëro

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Përkeqësimi i kushteve të motit që filloi që mbrëmjen e së hënës bëri që sot një skaf të përfundonte në bregdetin e sektorit Hekurudha, n

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin "shërbim prove", për tre gjyqtarët të cilët akuzohen se kanë parë një ndeshje "El Classico" me paratë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për të rinjtë e arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi, ngjarje e ndodhur më 18

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me COVID-19.