Zbardhet dëshmia e francezit të shoqëruar në komisariatin e Lezhës, pas gjetjes së një jahti të braktisur në Shëngjin.

Mësohet se francezi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, ka pranuar pronësinë e jahtit.

Kujtojmë se pranë brigjeve të Shëngjinit, jahti u gjet i braktisur më 10 tetor.

Përpara autoriteteve, francezi deklaroi se ka ndaluar për të takuar disa miq, ndërsa shtoi se ka patur probleme me karburantin.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen.