Brataj: Vaksina Covid na mbron 28 ditë, pasi e kemi marrë

27/01/2021 - 22:26

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë.

Teksa iu referua rastit të infektimit pas vaksinimit të mjekut Pëllumb Pipero, Brataj shpjegoi dhe kohën kur nis efektin vaksina, pasi është injektuar në trupin e njeriut.

Brataj tha se pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, në trupin tonë krijohen anti-trupa, por jo mjaftueshëm sa për të na mbrojtur nga COVID-19.

Sipas Brataj, edhe pasi është marrë doza e dytë e vaksinës trupi ynë nuk është i mbrojtur. Ai theksoi se vaksina e mbron organizmin e njeriut nga COVID-19 pas 28 ditësh.

I ndalur tek vaksinimi në vendin tonë, Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare tha se deri më tani janë vaksinuar rreth 600 persona.

“Doktor Pipero ka qenë dhe në ditën e fundit nga më të rrezikuarit se ka qenë në kontakt me të sëmurët. Në Izreal ka më shumë raste pasi është i vetmi shtet që ka vaksinuar 45% të  popullatës. Tek ne janë rreth 600 veta të vaksinuar me dozën e parë. Atë që dua të them është fakti që dallimi midis vaksinave dhe efekteve që ato japin. Në ditën e 7 dhe 17 me dozën e parë fillon të zgjohet imuniteti tek ne dhe mund të prodhojë diosa anti-trupa nuk mjaftojnë për mbrojtjen ndaj virusit. Vaksina MRNA që iu injektohet personave nuk është virus por janë përbërje proteinike të virusit të cilat nuk shkaktojnë COVID-19. Por, edhe pas bërjes së dozës së dytë nuk je i mbrotjur nga COVID-19, ajo arrihet minimumi pas javës së parë të dozës së dytë që i bie gati një muaj, 28 ditë, që vijon të jemi mbi 70% të mbrojtur nga virusi.”- tha Brataj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot është afati i fundit për partitë politike në vend, që të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë që do të që garojnë për zgjedhjet

Kjo javë sjell kushte dimri të butë në Ballkan.

Në bashkëbisedimin virtual me të rinj që votojnë për herë të parë, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako është pyetur për fati e rreth

Java e parë e marsit mban rekord viktimash për shkak të Covid-19 në më shumë se 11 muaj pandemi në Shqipëri.

Në Shqipëri vijojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Edhe pse me kufizimet e pandemisë, “Shoqata e gruas” në Durrës ka shpallur, në këtë prag 8 Marsi, gratë më të suksesshme të qytetit përgj

Politikani miliarder kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar për herë të parë publikisht për shpalljen e kompanisë së tij “Mabetex Internati

Me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesve, Bashkia e Durrësit organizoi një ceremoni të veçantë për të vlerësuar kontributin e mësuesve të

Koha e mirë dhe dita e pushimit kanë krijuar trafik të rënduar në rrugët e Durrësit, sidomos në akset “Egnatia” dhe “Taulantia”.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesin Indrit Alushaj, i cili pak ditë më parë i vuri flakën zyrës së Drejtor