Ka shkuar në 225 numri i viktimave në vendin tonë për shkak të Covid-19.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, 6 qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin, një prej të cilëve nga qytetii Durrësit.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.

I shprehim ngushëllimët familjarëve.”, njoftoi ministria.