Shtëpia ku jetuan jetën e tyre të shkurtër, vogëlushët trenjakë, Arturi Alesio e Valerio, është mbyllur pas tragjedisë së natës së shkuar. Prindërit së bashku me dy vajzat e tyre janë larguar tek shtëpia e prindërve të kryefamiljarit, aty ku janë hapur edhe dyert e mortit.

Në banesën e Gazmend Konçit, ku tre vogëlushët humbën jetën tragjikisht, gjurmët e zjarrit dhe të ngjarjes dramatike janë aty. Në dhomën ku qëndronin vogëlushët nuk ka mbetur asgjë, të gjitha orenditë dhe dysheku i krevatit dopio është djegur. Nga nxehtësia e madhe, edhe suvaja e mureve është rrëzuar në vende të ndryshme. Në dhomën e tragjedisë kanë mbetur sendet e vogëlushëve.

Atletet e tyre ngjyrë blu nuk kanë “gojë” të flasin për dhimbjen e të vegjëlve që mbetën të karbonizuar.

Mëngjesin e sotëm “Durrës Lajm” sjell pamjet e para, pas kryerjes së ekspertizës nga ana e policisë së Durrësit.

K.H.