Gurët dekorativ me të cilën u shtrua bulevardi “Dyrrah” janë hequr e demtuar.

Kjo ka krijuar gropa në të gjithë gjatësinë e rrugës, ndër më të frekuentuarat në Durrës.

Edhe dekoret dhe pllakat e mermerta me të cilat janë shtruar trotuaret gjithashtu janë thyer.

Por, ky dëmtim, nuk është i pari në këtë bulevard vetëm 340 metra i gjatë, rehabilitimi i të cilit, i kushtoi plot 137 milion lekë buxhetit të bashkise.

E që prej atëherë dëmtimet në kete bulevard kanë qenë të shumta dhe të vazhdueshme.

Kjo gjendje shqetëson drejtuesit e automjeteve por edhe qytetarët.

Ata e cilësojnë absurde që investimet e reja të prishen aq shpejt.

Por, ky nuk mbetet i vetmi investim i ri i dëmtuar në Durrës.

Në të njëjtën gjendje me bulevardin “Dyrrah” ndodhet edhe sheshi “Liria” si dhe bulevardi “Epidamni”.

Edhe këtu, paçka ndërhyrjeve të vogla nga ana e bashkise, dëmtimet mbeten ende të shumta.