Drejtoria e Burgjeve i ka miratuar lejen Kostandin Xhuvanit për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta në Romë, ku ndodhej për të mbyllur filmin "Liqeni im".

Konstandin Xhuvani, i cili ndodhet në burg për vrasje të katërfishtë, ka marrë leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit e cila do të mbahet sot në orën 14:00.

Mësohet se ceremonia e lamtumirës së regjisorit të njohur do të jetë private. Arkivoli me trupin e pajetë të Xhuvanit mbërriti sot në mëngjes në Tiranë.