Bursa studimi ushtarake në Turqi, Xhaçka: Janë 8 kuota, ja afati për të aplikuar

05/08/2020 - 16:51

Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit, konkretisht në Turqi, ku janë 8 kuota akademike.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bëri të ditur se afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 17 Gusht 2020.

"Krahas hapjes së programit bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit.

8 kuota në akademitë e Turqisë janë dispozicion të të rinjve që përmbushin kushtet dhe duan të bëjnë karrierë në FA.

  • 4 bursa për Forcën Tokësore;
  • 1 bursë për Forcën Detare;
  • 1 bursë për Forcën Ajrore;
  • 2 bursa për Fakultetin e Mjekësisë "Gulhane".

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 17 Gusht 2020.", shkruan Xhaçka në Facebook.

Ministria e Mbrojtjes në faqen e saj zyrtare njofton dhe kriteret që duhet të plotësojë aplikanti dhe rrugën që duhet të ndjekur për përfituar nga bursa.

“Aplikanti duhet të ketë shtetësi shqiptare. Ai duhet të ketë kryer arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit, të njohur dhe ekuivalente nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë ose në raste të veçanta të jetë në vitin e fundit të studimeve parauniversitare. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. Të jetë në moshë jo më pak se 18-vjeç dhe jo më shumë se 20 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik. Të mos jetë i martuar, i fejuar, i ve ose të mos bashkëjetojë. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. Të ketë gjatësinë trupore jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 për femrat dhe pa tatuazhe.Të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme) të tjera. Të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike”, -sqaron Ministria e Mbrojtjes.

“Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve pranë Akademive Ushtarake në Turqi të plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës para universitare mbi 8, mesatarja e notave të të gjitha viteve të gjimnazit për lëndët Matematik, Fizik dhe Kimi të jetë mbi 8 dhe notat e maturës shtetërore të jenë mbi 8”,- vijon sqarimi.

Po ashtu Ministria e Mbrojtjes bënë me dije dhe datat e testimit janë në datat 18-19 gusht: Testi i Gjuhës së Huaj:18.08.2020, testi Fizik:18.08.2020, testi Intelektual:19.08.2020 dhe testi Psikologjik:19.08.2020.

Formulari i aplikimit: https://www.mod.gov.al/index.php/newsroom-2/njoftime/4474-qendra-e-perso...

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 30 shtator 2020, Këshilli i Ministrave vendosi për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot janë kryer mbi 1000 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 157 qytetarë teksa ka humbur be

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një tjetër pallat i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb sot në Durrës.

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Artan Broci, avokati i zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi thotë se do të apelojë vendimin e pezullimit të klientit të tij nga detyra.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme disa zona në Durrës do të kenë shkëputje të energ

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është paraqitur pak më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të apeluar vendimin e shkallës së

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e djeshme të punësojë 1 mijë mësues shtesë, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19

Këtë të enjte territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, të cilat më të dukshme do të j