Bushati e Kotzias pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen e patentave shqiptare

11/05/2018 - 17:16

   Fundi i ditës së sotme pritet të kumtojë një lajm të mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi, teksa shteti grek më në fund do të njohë lejet shqiptare të drejtimit të mjetit.

Marrëveshja përkatëse, pjesë e negociatave që janë zhvilluar mes të dy vendeve muajt e fundit- pritet të firmoset pas orës 18:30, nga dy Ministrat e Jashtëm, Bushati e Kotzias.

Në fakt, kjo përbën një kërkesë të kahershme dhe realizohet në kohën që shumica e shqiptarëve në Greqi janë pajisur tashmë me patentë greke.

Por gjithsesi janë dhe disa që kishin procese të hapura gjyqësore për mungesën e patentës. Kjo kategori pritet që pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, mos t’u nënshtrohet më sanksioneve.

Marrëveshja do firmoset në Greqi, ku Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati po merr pjesë në takimin “Vishegrad-4 plus Balkan-4 plus, që po mbahet në afërsi të Athinës. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje, rritje pagash për arsimtarët, infermierët dhe ushtarakët pas 1 prillit 2019.

Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me DAR Durrës kanë organizuar paraditen e së enjtes një kros masiv, me pjesëmarrjen e 28 shkol

Spirancat detare janë një simbol i hershëm i qytetit të Durrësit.

OSBE shpreh shqetësimin e saj në lidhje me ultimatumin e vendosur për regjistrimin e portaleve on line, ose në të kundërt rrezikojnë mbyl

Nxirret nga deti anija “Klodi” që u mbyt një ditë më parë në kalatën lindore.

Policia Bashkiake e Durrësit ka reaguar menjëherë brenda ditës, pas protestës që zhvilluan tregtarët e tregut industrial që ndodhet pranë

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi.

Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë me dije të gjithë të interesuar për Lotarinë Amerikane se mund t

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut.