Buxheti në vështirësi për shkak të pandemisë, AKSHI tender 2 mln USD për biletat elektronike!

05/08/2020 - 17:28

Në kulmin e pandemisë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj ka vendosur të hapë një tjetër tender të panevojshëm për kohën, këtë herë në fushën e transportit.

Bëhet fjalë për një prokurim në vlerën 2 milionë dollarë vetëm për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve thënë ndryshe implementimin e një platforme elektronike e-transport.

Në faqen e saj zyrtare, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën një justifikim të gjatë duke e cilësuar këtë një risi të re e cila do të lehtësojë transportin e qytetarëve, ndërkohë nga ana tjetër nuk detajohet se nga është nxjerrë kjo kosto kaq e lartë për këtë shërbim kompjuterik.

Dokumenti mban firmën e drejtores së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj. Por a është vërtet ky tender i domosdoshëm për qytetarët në këtë moment që po kalon vendi? Prokurimi i Agjencisë Kombëtare të shoqërisë së informacionit vjen në një kohë kur buxheti i qeverise është në vështirësi të mëdha për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi por edhe nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kur të ardhurat minimale në arkën e shtetit nuk po arrijnë dot të financojnë shërbimet bazë, si ato në shëndetësi.

Mjafton të kujtosh faktin se për shtimin e testeve për COVID-19 dhe rritjen e shtretërve nëpër spitale qeveria i është drejtuar Bankës Botërore për të marrë 15 milionë euro borxh.

Apo që sot me mijëra familje të pastreha nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit enden rrugëve për të marrë ndihmë. Fakti tjetër që e bën këtë tender të panevojshëm është situata aktuale ku ndodhet sot transporti publik në Shqipëri, me udhëtime të kufizuara, linja të përgjysmuara si pasojë e pandemisë dhe në kufijtë e falimentimit nga bllokimi i gjatë si dhe kur nuk dihet se kur do të rikthehet jeta si më parë. 2 milionë dollarë mund të duken pak për drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit Mirlinda Karçanaj, por për arkën e boshatisur të shtetit tonë të varfër që po mbahet në pjesën më të madhe vetëm me borxh këto para mund të shërbejnë shumë./ BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot janë kryer mbi 1000 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 157 qytetarë teksa ka humbur be

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një tjetër pallat i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb sot në Durrës.

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Artan Broci, avokati i zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi thotë se do të apelojë vendimin e pezullimit të klientit të tij nga detyra.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme disa zona në Durrës do të kenë shkëputje të energ

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është paraqitur pak më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të apeluar vendimin e shkallës së

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e djeshme të punësojë 1 mijë mësues shtesë, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19

Këtë të enjte territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, të cilat më të dukshme do të j

Komisioni i Pavarur i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Prokurosisë së Durrësit, Ferdinand Elezi.