Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Çadra, biçikleta, karrike... gjithçka për të zënë një vend parkimi në Durrës (VIDEO)

27/02/2021 - 12:37

Të gjesh vend parkimi në Durrës, shpesh kthehet në mision shumë të vështirë. Këtë hall e njohin shumë mirë drejtuesit e automjeteve, që shpesh u duhet të bëjnë disa herë rreth-rrotullime derisa të gjejnë një vend të lirë. Në rastin më të keq u duhet ta parkojnë automjetin shumë larg ose në parkingje private dhe më pas të ecin në këmbë deri në mbërritjen në destinacionin e tyre.

Pamjet filmike që kanë mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm” janë regjistruar përgjatë Rrugës Tregtare apo bulevardit “Epidamn” siç njihet tani.

Çadra, karrike, biçikleta, motorë…  Gjithçka sheh në bulevard, çdo mjet rrethanor shërben për të mbajtur të lirë një vend parkimi deri në mbërritjen e automjetit të dëshiruar…

Gjithçka mund të përdoret për të mbajtur një vend parkimi të bllokuar. Si për çudi janë të gjitha sende që mund të spostohen shumë kollaj, por nëse tenton të lëvizësh diçka del gjithnjë dikush që mund të bëjë të fortin, apo të të thotë se nuk mund të parkosh aty.

E ndërsa një biçikletë zë një vend parkimi, në çdo orë të ditës me dhjetëra automjete ndezin bllokazhin dhe parkojnë dyshe derisa të mbarojnë punën për të cilën janë aty.

Si për ironi të fatit, në pamjet filmike shfaqet edhe një automjet i policisë, që përshkon rrugën pa i bërë përshtypje zëniet e vendeve të parkimit në formën “alla shqiptarçe”.

Jo më larg se 3 ditë më parë, në Durrës u regjistrua një plagosje e dyfishtë pikërisht për një vend parkimi. Për të evituar situata të ngjashme të përsëriten edhe në qendër të qytetit, autoritetet përgjegjëse duhet të vihen në lëvizje dhe të mos mbyllin sytë para këtij absurdi që regjistrohet vetëm pak metra larg bashkisë.

Durrësi dhe parkingjet publike

Bulevardi “Epidamn” është një nga akset rrugore me përqëndrimin më të madh të bizneseve, në të dy anët e saj. Çdo biznes pretendon të ruajë një vend parkimi para njësisë së tij. Çdo konsumator pretendon të parkojë para biznesit, ku do të bëjë blerje apo konsumojë një kafe.

Eksperimenti social që nisi të aplikohej vite më parë me ngushtimin e akseve në qendër të qytetit dhe mungesën e parkingjeve publike, efektet reale të tij po i jep sidomos muajt e fundit.

Të dhënat më të fundit të INSTAT e rendisnin Durrësin menjëherë pas Tiranës, për numrin e lartë të automjeteve për pasagjerë, duke përllogaritur 207 të tilla për 1000 banorë. Përafërsisht një në pesë durrsakë zotëron një automjet.

Me një popullsi në rritje, me një numër mjaft të konsiderueshëm automjetesh që qarkullojnë në rrugët e qytetit, me rrugët e ngushtuara dhe zero parkingje publike, qendra e Durrësit është kthyer në makthin e drejtuesve të mjeteve.

Ata, më shumë se kushdo tjetër, kanë nisur ta kuptojnë, se, për të mbaruar punë në qendër, automjetin duhet ta parkosh në periferi…

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të miratojë mesditën e sotme listën e 12-të me emrat e përfituesve të grantit të rindërtimit për banesat

Sipas MeteoAlb, vendi do të mbetet me vranësira të shpeshta këtë të martë, ku do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në pjesën më të

“U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin që djali ishte plagosur me armë. Ne jemi familje demokratësh që prej fillimit.

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe 8190 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë

Aktori i njohur Guljem Radoja, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në spital.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 100 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 5 per

Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja ka reaguar pas sulmit në xhami, ku mbetën të plagosur pesë persona.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u vendos që personat që do të vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të ven

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka folur sot për situatën epidemiologjike në vend, ku u shpreh se incidenca është me tendencë në zbritje.