Cakaj takon Zielke: Përpjekje për marrëveshjen e njohjes së lejeve të drejtimit në Gjermani

13/02/2020 - 14:46

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Trafikut Rrugor dhe Transportit në Ministrinë federale të Transportit në Gjermani, Guido Zielke.

Cakaj shkruan në Facebook se pas procesit të verifikimit teknik për procedurat e marrjes së lejeve të drejtimit dhe sigurinë në trafik në Shqipëri, do të vazhdohet menjëherë me dinamikë të shtuar drejt marrëveshjes përfundimtare, e cila do të lehtësojë jetën e shqiptarëve në Republikën Federale të Gjermanisë.

POSTIMI I PLOTË

Pak para nisjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, zhvillova një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Trafikut Rrugor dhe Transportit në Ministrinë Federale të Transportit të Gjermanisë, Guido Zielke!

Pas një procesi verifikimi teknik për procedurat e marrjes së lejeve të drejtimit dhe sigurinë në trafik në Shqipëri, do të vazhdohet menjëherë me dinamikë të shtuar drejt marrëveshjes përfundimtare që do të lehtësonte jetën e shqiptarëve në Republikën Federale të Gjermanisë.

Përderisa ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta arritur marrëveshjen sa më parë, duhet marrë parasysh se procesi i vendimarrjes për njohjen e patentave është i gjatë pasi duhet të shqyrtohet në të 16 landet e Gjermanisë përpara se të kalojë për miratim në nivel federal. Prandaj, këtu kërkohet sa punë, aq edhe mirëkuptim!

Ne do të vazhdojmë punën për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve shqiptarë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një avion që do të niset më 1 Prill nga Londra, do të riatdhesojë shqiptarët e mbetur atje dhe duket se ky do të jetë fluturimi i fundit

Për të dytën ditë radhazi, tregu agro-ushqimor i qytetit të Durrësit iu nënshtrua dezinfektimit të plotë.

Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se nesër fillojnë aplikimet për të përfituar nga paketa e ndihmës ekonomike e miratuar për të përba

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se 5 pacientë të tjerë, nga Tirana, Fieri dhe Kavaja janë shëruar nga

Kishte 16 ditë në terapi intensive në infektivin e Tiranës, por nuk mundi të mbijetojë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së COVID-19 në Shqipëri, do të ketë një lexim të ri

Në kohën e koronavirusit, të bësh biznes është një sipërmarrje e vështirë, pasi problematikat janë të shumta.

Një tjetër lajm i hidhur vjen këtë pasdite nga Spitali Infektiv.

Zv.ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero ka shpjeguar se cilët do të përfitojnë nga paketa e qeverisë në lidhje me situatën