Dëmtime të shumta ka pësuar një pallat tek Shkëmbi i Kavajës, ku lëkundjet e tërmetit janë ndjerë mjaft të forta.

Siç shihet nga pamjet filmike që kanë mbërritur në redaksinë e DurrësLajm, apartamentet kanë çarje të shumta të mureve, dhe pjesë suvaje kanë rënë përtokë.

Durrësi është një nga qytetet më të goditura nga dy lëkundjet e forta 5.8 dhe 5.5 ballë të regjistruara ditën e sotme.

Nga lëkundjet e tërmetit pati rrëshqitje edhe tek Shkëmbi I Kavajës, por fatmirësisht deri më tani regjistrohen vetëm dëme materiale.

Persona të lënduar në Durrës numërohen rreth 31 veta, por janë të gjithë me lëndime të lehta.