Çdo ditë 10 aksidente, fundjava me numrin më të madh. Sa u regjistruan në Durrës

03/08/2019 - 12:40

Fluksi i lëvizjeve por edhe pakujdesia e drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë kanë bërë që vetëm në muajin korrik të regjistrohen 412 aksidente rrugore. Numri më i madh i aksidenteve është shënuar në kryeqytet me 133, ndërkohë që nuk mbeten pas zonat bregdetare të cilat kanë vetëm një rrugë dhe ato të ngushta.

Nëse si mesatare përllogariten 10 aksidente në ditë, në fundjavë regjistrohen mesatarisht 15 të tilla.

Por si në çdo sezon turistik edhe ky muaj është shoqëruar me të mbytur në det. Drejtori i urgjencave mjekësore u kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes kur futen në det sidomos ata që vuajnë nga sëmundje kronike kardiake, por dhe ata të cilët nuk e njohin zonën.

Kujdes i veçantë duhet bërë me rripin e sigurimit dhe aq më tepër vëmendje për ata drejtues automjetesh të cilët jo vetëm që nuk i vendosin rripin e sigurimit, por i ulin fëmijët në vendin e parë.

Aksidentet sipas qyteteve kryesore:

Tiranë: 133 aksidente.

Durrës: 46 aksidente.

Berat: 2 aksidente.

Delvinë: 5 aksidente.

Elbasan: 20 aksidente.

Ersekë: 1 aksident.

Fier: 19 aksidente.

Gjirokastër: 9 aksidente.

Gramsh: 1 aksident.

Has: 1 aksident.

Kavajë: 9 aksidente.

Kurbin: 2 aksidente.

Korçë: 20 aksidente.

Kukës: 1 aksident.

Librazhd: 6 aksidente.

Lezhë: 7 aksidente.

Lushnje: 12 aksidente.

Malësi e Madhe: 5 aksidente.

Mirditë: 3 aksidente.

Mat: 1 aksident.

Pogradec: 7 aksidente.

Peqin: 2 aksidente.

Shkodër: 29 aksidente.

Skrapar: 2 aksidente.

Sarandë: 21 aksidente.

Tepelenë: 9 aksidente.

Tropojë: 3 aksidente.

 

Vlorë: 35 aksidente.

/Top Channel/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  IX ballë në Ha

Java do të nisë me mot të vranët dhe reshje shiu, duke mos sjellë asnjë përmirësim nga fundjava.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku dy foshnja binjakë vetëm 5 muaj kanë ndërruar jetë. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar

Endrit Dokle është edukuar e ndërgjegjësuar gjatë qëndrimit në qeli nga viti 2005 deri në janar 2020 dhe është i gatshëm të riintegrohet

Dy fëmijë binjakë kanë gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Berat.

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Fierit janë drejt përfundimit në të gjithë gjatësinë e tij.

Më të trishtat ditë të jetës së tyre, i kalojnë duke ju “falur” të bukurit Durrës.

Në Kinë ndodhen rreth 400 shqiptarë, mes tyre 60 studentë dhe të tjerët që mendohet se punojnë në vendin më të madh aziatik.

Banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që nga akt-eskpertimi i kryer nga Instituti i Ndërtimit rezultojnë me gradën më të lartë të