Çerdhja nr.2 në Durrës nuk hapet për shkak të dëmeve të tërmetit: Bashkia e papërgjegjshme, deri më 10 mars dërgonim fëmijët (VIDEO)

01/06/2020 - 17:04

Kopshtet dhe çerdhet rihapën dyert sot në të gjithë vendin pas tre muajsh shkëputje për shkak të pandemisë.

Por një pjesë e këtyre institucioneve në Durrës nuk mundën të presin sot të vegjlit pasi dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit nuk janë riparuar ende.

Një prej tyre është çerdhja nr.2 në Durrës, ndonëse Orgeta Sinollari, nënë e një vajze 3-vjeçare tregon se deri më 10 mars e dërgonte të bijën aty çdo ditë.

Sinollari thotë se dy ditë më parë ajo është njoftuar se çerdhja nuk do të hapet dhe asaj i është dashur të dërgojë vogëlushen te komshinjtë që të mund të gjente një  institucion tjetër, këtë herë privat.

"Kur sot fëmijët prisnim të festonim 1 qershorin, sot ne nuk dinim ku ti çonim ato sepse jemi në punë.", thotë ajo ndërsa për këtë situatë bën përgjegjëse Bashkinë Durrës.

Sipas nënës së re, bashkia është inekzistente për qytetarët ndërsa shprehet se ende nuk ka informacion se kur do të përfundojë rikonstruksioni i çerdhes nr.2 apo prishja dhe rindërtimi i godinës së re, pasi as për këtë nuk ka një vendim.

"Ajo që do të kërkoja më ngulm, është që të gjithë qytetarët e Durrësit të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre që po shkelen me të dyja këmbët nga kjo bashki.", përfundon ajo.

Gjatë periudhës së pandemisë, ka vijuar puna për kryerjen e ekspertizave të thelluara për objektetet arsimore, si çerdhe, kopshte dhe shkolla, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për një pjesë nga këto është vendosur që të rikonstruktohen, pasi kanë dalë me dëmtime DS4 ndërsa nuk kanë munguar as objektet qe janë shembur për t'u ndërtuara nga e para, si shkollat 9-vjeçare "Qemal Mici", "Shaqe Mazrreku", "Bedrie Bebeziqi", kopshti "Met Hasa" etj..

G.D.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Covid-19 ka mbërritur dhe në Gjykatën e Apelit të Durrësit dhe Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën epidemiologjike në vend ku 24 orët e fundit ka 74 raste

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili prej 8 muajsh ishte shpallur në kërkim.

Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të

Kjo është dhoma ku 30-vjeçarja Anisa Josifi ka qëndruar për 15 muaj e vdekur.

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo shprehet se koronavirusi është sëmundja më e tmerrshme që është përballur gjatë punës së saj.

Nuk kishte asnjë dyshim se materiali gjysëm historik dhe gjysëm gazetaresk i hulumtuesit Auron Tare, do të merrte formën e skandalit pors

Mjeku urolog, Artan Koni, ka reaguar ashpër për situatën e rënduar nga koronavirusi në vend, ku prej javësh kemi rritje të ndjeshme të nu

Ish-deputetja e Durrësit, Esmeralda Shkjau, i ka dedikuar një postim prekës në rrjete sociale mjekut Hysni Shkjau, i cili humbi sot betej