Jeta e tyre u nda në mes në moshë shumë të re, në 14 gusht 2018.

Marjus Djerri, nga Shijaku dhe Admir Bokrina nga Shkodra, ishin dy shqiptarët fatkeqë te tragjedisë së Xhenovas, pasi në kohën që ata po shkon për në punë u shemb ura Morandi.

Ditën e sotme, arkivolet e tyre janë mes 18 viktimave ku po zhvillohet ceremonia shtetërore nga qeveria italiane. Trupat e dy të rinjve janë vendosur afër njëri-tjetrit dhe janë mbuluar me flamurin kombëtar. Miq dhe të afërm të viktimave mes dhimbjes dhe lotësh do të japin lamtumirën e fundit për viktimat e tragjedisë.