Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar gjyqtarin e tretë për procesin gjyqësor të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Mësohet se KLGJ-ja ka caktuar gjyqtaren Valdete Hoxha, ndërsa ajo është anëtare e Apelit të Tiranës.

Gjyqtari Nure Dreni u dorëhoq për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin, ndërkohë më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj.

Ndërkohë, Blerim Shullazi ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre. Ky proces është shtyrë për disa herë pasi nuk plotësohej trupa gjykuese për shkak të largimit të gjyqtares Saida Dollani.

Pas dënimit nga Gjykata e Shkallës së parë, grupi i Emiljano Shullazit e apeloi vendimin, i cili vijoi të zvarritet për mungesë të trupës gjykuese.

Dënimet për grupin e Shullazit

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas dënimit nga Shkalla e parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin, që vijon të zvarritet.

Të dënuarit

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg