Çfarë do të ndodhë sot tek “Dëshmorët e Kombit”

14/09/2018 - 16:04

Një ditë para udhëtimit të parë zyrtar, të kompanisë ajrore që mban flamurin shqiptar, kryeministria ka njoftuar një surprizë për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Kështu, në 16:50, mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të kryejë fluturim avioni i parë i “Air Albania”, i cili mban emrin “Lasgushi”. Ai është Airbus 319 dhe do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare.

“Sot në orën 16:50 në lartësi të ulët sipër bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të kryejë një fluturim demostrues avioni “Lasgushi”, që është avioni i parë i Air Albania”, thotë Kryeministria në njoftimin e saj për mediat.

Ndërsa në orën 17:00, në aeroportin e Rinasit do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të kompanisë së parë ajrore shqiptare “Air Albania”, ku i pranishëm do të jetë kryeministri Edi Rama.

Destinacioni i parë i “Air Albania” është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë, që do të nisë të shtunën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer si asnjëherë më parë eksperiencën e tij të parë me bixhozin.

Pasi pa historinë e Vasilit, shefi i qeverisë Edi Rama tregoi në studion e shqiptarëve në News24 një histori që i kishte mbetur në mendje

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, i cili me qëllim që të shmangë vuajtjen e dënimit me burg ka kërkuar azil në Hungari, “në Sh

Në qytetin e Durrësit, Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ka mbyllur kalesat e paligjshme të cilat janë kthyer në një shqetësim për

Edhe përgjatë ditës së nesërme do të vijojë rënia e temperaturave, ku në vendet malore pritet të shkojnë deri në -6 gradë celcius.

Një pjesë e rrugëve të ish-Kënetës apo "Durrësit të Ri" siç e quaj

Nesër në mbrëmje do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ndeshja ndërkombëtare e futbollit, Shqipëri-Skoci.

"Shkodra është zhytur nga një mjegullnajë e zezë, ku krimi, korrupsioni, vjedhja, fajdet kanë për qëllim të bëjnë ligjin e t’ia ndrys

Pas shuarjes së zjarrit fusha e grumbullimit të plehrave në Porto-Romano është duke u izoluar nga kontaktet me banorët e zonës që kishin

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati shprehet se për shkak të infrastrukturës së mangët dhe nevojës për ta patur atë është e nevo