Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje për të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë anëtar i Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada lajmëron se të interesuarit që duan të jenë pjesë e aktiviteteve të këtij këshilli mund të aplikojnë në linkun e ambasadës deri në 22 prill.

STATUSI I PLOTË

Doni të forconi Shqipërinë nëpërmjet udhëheqjes, aktiviteteve dhe angazhimit me qytetarwt? Aplikoni për të qenë anëtar i Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane. Afati i aplikimeve është deri më 22 prill: https://goo.gl/forms/9ypgOZfSGRpl0jsh2