Ish-zv.ministrja e Brendshme, aktualisht deputete e PS-së, Elona Gjebrea, pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen Habilaj, për të cilën gjithashtu po hetohet edhe Sajmir Tahiri.

Më konkretisht, deputetja e PS-së pritet të pyetet për një episod që e lidh atë me makinen Audi A8 me targë AA 003 GB të ish–ministrit Saimir Tahiri, në kohën kur ky mjet përdorej nga kushërinjte e Tahirit, vëllezërit Habilajt.

Sipas burimeve, dyshohet se Gjebrea ka udhëtuar me automjetin në 8 gusht 2014, kohë kur ky mjet ka dalë nga Shqipëria përmes portit të Sarandës, në drejtim të Korfuzit. Gjithashtu në këtë mjet ka qenë edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Mjeti, në pronësi të Tahirit, por që ishte shitur te Habilajt, është kthyer në Shqipëri më 16 Gusht, duke përshkruar të njëjtin itenerar, Korfuz-Sarandë.

Gjatë paradites, Gjebrea ka mohuar që të jetë marrë në pyetje, por ka shprehur gadishmërinë për t’iu përgjigjur çdo thirrjeje të organit të akuzës.