Çfarë ka në telefonin e avokatit, gazetarja tregon detaje

25/03/2019 - 22:39

Ekzekutimi i Ravik Gurrës sipas grupit hetimor ka lidhje direkte me detyrën e tij si avokat. Prej vitesh ai ka qenë mbrojtës në disa çështje mjaft të njohura si procesi që u zhvillua në Gjykatën e Lartë për “Hakmarrjen për Drejtësi”, avokat i Emiljano Shullazit, apo edhe fisit Çapja në Elbasan. Pikërisht në aktivitetin profesional të 50-vjeçarit është fokusuar puna hetimore dhe kryesisht në përplasjeve mes grupeve kriminale ne Elbasan.

Sipas gazetares Klodiana Lala, përpara një viti e gjysmë avokati Gurra i ka shprehur një shqetësim një zyrtari të lartë të policisë. Po ashtu ajo ka thënë se 50-vjeçari ka dhe një celular, ku sipas saj ka shkruar të gjitha kërcënimet. 

Klodiana Lala: Avokati para një vitit e gjysmë ka shprehur një shqetësim pranë një zyrtari të lartë të policisë së Elbasanit, por e ka lënë në kuadrin miqësor. Ata që kanë patur informacion, më kanë thënë se avokati ka dhënë detaje të sakta për ata që e kërcënonin. Ka pretendime që një pjesë të atyre kërcënimeve që konstatonte i ka renditur në një celular që nuk dihet se në duart e kujt është.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.

Perëndimi i diellit e ka bërë optimist avokatin Spartak Ngjela se në Shqipëri po perëndon edhe korrupsioni shtetëror 100 vjeçar.

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, këtë të diel kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se caktimet e përkohshme të kryera nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe më

Më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane do të mbahen zgjedhjet lokale në Itali.

Moti i keq me shi dhe temperatura e ulëta na ka thënë “mirupafshim”, të paktën për këtë javë.

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për