Policia njoftoi të mërkurën nisjen e procedimit penal për 25 persona, për bllokim të rrugës kryesore të kryeqytetit në protestat studentore të së martës. Në mesin e këtyre personave ishte edhe artisti i njohur, Robert Aliaj. I ftuar në studion e “Opinion”, Aliaj u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se çfarë kishte bërë, pyetje së cilës iu përgjigj duke thënë se kishte bërë atë që duhet të bëjë çdo person publik, të mbështesin studentët. Madje Aliaj shprehu habinë se si është e mundur që personazhe të tjerë të njohur nuk bëjnë të njëjtën gjë.

Çfarë ke bërë?

Unë nuk kam bërë asgjë, kam aplikuar të drejtën time për të qenë qytetar.

Po si është e drejta jote për të qenë qytetar, se mund të mos jetë e drejta e shtetit për të qenë qytetar..

Unë nuk marr parasysh fare shtetin, unë di detyrimet që kam karshi shtetit, edhe të drejtat.

Mos i ke shkelur këdo detyrime?

Fare.

Po çfarë bëre?

Ku e di unë, nuk e di…

Vajte te studentët?

Po tek studentët është gjëja më legjitime që të shkosh, ne jemi njerëz publik. Kemi profite nga kjo gjë, ky është ushqimi ynë shpirtëror dhe është më e rëndësishme për mua. Dhe unë si njeri publik i ushtroj pikërisht nëpërmjet mbështetjes së interesit publik. Unë them që çfarë bëra unë, do ta bënte kushdo tjetër. Unë nuk kuptoj si nuk e bëjnë të gjithë, kjo është tmerr. Kemi një kastë njerëzish publikë, celebritete që janë krejtësisht të painteresuara për interesat publike që bëjnë, që janë krejtësisht të fokusuar tek vetja e vet…

Ore çfarë bëre ti? Këndove, mos ke bërë ndonjë poezi?

Po unë këndova… edhe në Pallat të Kongreseve këndova, më hoqën.

Mos nuk di të këndosh more, të kanë hequr me të drejtë?

 

Ka shumë mundësi./tvklan.al