Çfarë na pret këtë verë?

Postuar: 18/06/2018 - 21:52

   Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm, ç’ka mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e planeve.

Por si do të jenë temperaturat gjatë muajve Korrik dhe Gusht? Pikërisht për këtë ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, meterologia Tanja Porja.

Fillimisht ajo foli për parashikimin e motit për ditët e mbetura për muajin Qershor dhe paralajmëroi që çadrat të mbahen me vete.

“Deri në fund të muajit parashikohen reshje shiu, por kjo nuk i prish planet e pushuesve sepse zonat bregdetare kanë qenë kryesisht me diell gjatë gjithë muajit Qershor dhe do të vijojnë të jenë me diell. Edhe sot pjesa më e madhe e bregdetit ka qenë me diell.

Nesër rrezikohet nga shirat Saranda, ndërkohë Vlora, Durrësi, Velipoja dhe Shëngjini janë mundësitë pothuajse zero që të bjerë shi. Por ditët e fundit të Qershorit, përjashtuar ndonjë ditë ku Saranda mund të ketë shira të përkohshëm, pjesa tjetër e territorit, kryesisht zonat lindore dhe qendrore do të kenë shira të përkohshëm.

Fundjavën e ardhshme i gjithë bregdeti do të jetë favorizues për pushuesit.

Temperaturat e natës dhe mëngjesit janë pak më të larta se sa temperaturat tipike të Qershorit dhe të mesditës janë normale.

Katër vitet e fundit stina e Verës ka qenë më e nxehta. Muaji Qershor në këto 4 vite ka patur valë të të nxehtit afrikan. Kjo verë do të jetë lehtësisht më e nxehtë se një Verë normale. Por shirat do të jenë prezente deri në fund të muajit. Këtë muaj është mirë të jemi me çadër me vete. Në fund të muajit, 3-4 ditë do të shkojnë temperaturat deri në 37 gradë”, tha Porja.

Meterologia po ashtu zbuloi parashikimin e motit për muajin Korrik dhe Gusht.

“Në linja të përgjithshmë muaji Korrik është më i favorizuar. Temperaturat do të jenë lehtësisht mbi normën, do shënojnë temperatura mbi 31 gradë celsius në zonat Bajram Curr, Has, Pukë, Fier, Berat e deri në Vlorë e Sarandë. Nuk presim temperatura që të shkojnë mbi 36-37 gradë. Gushti do të jetë diçka më i freskët se Korriku. Temperaturat do të jenë tipike të Gushtit. Do të jenë shumë pranë njëri-tjetrit në aspektin e temperaturave Korriku dhe Gushti. Kjo verë do të jetë komode”, tha Porja./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për ditën e sotme, e diel 23 shtator 2018, moti në vendin tonë parashikohet se do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Një tjetër incident ka ndodhur me kompaninë ajrore ”Blu Panorama”.  Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë se një pilot i kësaj kompanie ë

Për të gjithë ata që janë në dileme se ku ta kalojnë këtë fundjavë, bëjnë mirë të shijojnë rrezet e ngrohta të diellit, duke u kredhur pë

Të hënën e 24 shtatorit mbi 1000 trupa ushtarakë dhe britanikë do të zbresin në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Vënia në pranga e grupit kriminal “Bajri” prej 11 personash ka sjellë dhe reagimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi S

Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri

Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga ndërhyrja për arrestimin e bandës së “Bajrit”, që u finalizua me kapjen e 11 personave.

“Forca e Ligjit” në veprim, shkatërrohet grupi “Bajri”, 11 në pranga e 2 në kërkim.