Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit ka publikuar rezultatet e punës së bërë nga blutë e qytetit gjatë javës së shkuar, në kuadër të punës të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Siç bëhet me dije nga postimi në Facebook, janë proceduar penalisht 18 shtetas për vepra të ndryshme penale si dhe janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, 2 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

POSTIMI I PLOTË

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve, gjatë javës që lamë pas janë proceduar penalisht 18 shtetas, konkretisht:

  • 3 shtetas për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”;
  • 2 shtetas për veprën penale “Dhunë në familje”;
  • 3 shtetas për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
  • 6 shtetas për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”;
  • 1 shtetas për veprën penale “Mashtrimi”;
  • 1 shtetas për veprën penale “Pushtimi i tokës ”;
  • 1 shtetas për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”;
  • 1 shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, konkretisht:

  • 1 shtetas për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”;
  • 2 shtetas për veprën penale “Vjedhja”;
  • 1 shtetas për veprën penale “Heqje të paligjshme të lirisë”;
  • 3 shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu janë plotësuar 5 kërkesë padi për t'u paisur me urdhër mbrojtje.

Nga ana e Sektorit të Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe proceduar në gjendje të lire 5 shtetas, nga të cilët:

  • • Arrestuar për pije alkolike – 2 drejtues;
  • • Proceduar në gjendje të lirë për pije alkoolike – 3 drejtues;
  • • Proceduar në gjendje të lirë pa leje drejtimi- 2 drejtues.

Nuk kemi pasur asnjë aksident me pasojë vdekje.

Janë marrë 1 244 masa administrative, nga këto :

  • • 118 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • • 3 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • •96 masa për tejkalim shpejtësie dhe parakalim të gabuar;
  • •289 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 
  • •343 masa administrative për ndalim – qëndrime të gabuara; 
  • •268 masa administrative për shkelje të tjera të normave të Kodit Rrugor.

Janë pezulluar gjithsej 123 leje drejtimi, prej të cilave 117 për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë; 3 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike dhe 3 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të ndryshme.