Çfarë po ndodh tek Torra Veneciane dhe muret antike? Nis aksioni për... (FOTO)

15/04/2019 - 20:05

Stina e pranverës ka shtuar punën e punonjësve në varësi të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës.

Përmirësimi i kushteve atmosferike shkakton zhvillimin e bimësisë në monumentet arkeologjike dhe historike të qytetit 3 mijë vjeçar, duke rrezikuar dëmtimin e tyre.

Për këtë arsye, prej mëse një muaji, punonjësit e kësaj drejtorie janë zhvendosur në të gjitha objektet në varësi të DRKK-së Durrës për të luftuar vegjetacionin.

Pas amfiteatrit dhe disa objekteve historike në Krujë, të hënën, punonjësit janë zhvendosur pranë Torrës Veneciane dhe mureve antike të qytetit.

“Lufta kundër vegjetacionit që sulmon çdo pranverë monumentet vazhdoi edhe sot për punonjësit e DRKK Durrës, në Muret Rrethuese dhe Torrën Veneciane të qytetit...”,- shkruan DRKK në një postim në Facebook.

Postimi shoqërohet edhe nga një mori fotosh ku duket mirë vegjetacionin përgjatë gjithë perimetrit të Torrës dhe mureve antike dhe puna e stafit për heqjen e tyre, ndërsa objektet pritet të vizitohen nga mijëra turistë të huaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.

Perëndimi i diellit e ka bërë optimist avokatin Spartak Ngjela se në Shqipëri po perëndon edhe korrupsioni shtetëror 100 vjeçar.

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, këtë të diel kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se caktimet e përkohshme të kryera nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe më

Më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane do të mbahen zgjedhjet lokale në Itali.

Moti i keq me shi dhe temperatura e ulëta na ka thënë “mirupafshim”, të paktën për këtë javë.

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për