Të tjera detaje janë zbuluar rreth 37-vjeçarit Arben Muça i cili ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar pas tentativës për të grabitur një banesë në Fier.

Gazetarja e "DurrësLajm" mëson se, Muça jetonte së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij në lagjen nr.13 tek "Rota e Kuqe" në zonën e plazhit në Durrës.

Pas kontrolleve të ushtruara në banesë, në shtëpinë e tij janë gjetur disa dokumente mjetesh të ndryshme, për të cilat ka dyshime se autori është hajdut makinash.

Bashkëshortja e Muçës ka dëshmuar tek krimet e Rënda se mbrëmjen e kaluar, kur ka ndodhur ngjarja, ajo ka qenë të babai i saj bashkë me tre fëmijët.

"Burri im mbrëmë ka fjetur në shtëpi. Unë kam fjetur tek prindërit e mibashkë me tre fëmijët. Në shtëpinë tonë iku edhe nëna e tij, vjehrra ime", mësohet të ketë dhënë gruaja e Arben Muçës.